Vazhdon të përhapet gripi i derrit
Greqia konfirmoi rastin e parë të sëmundjes së gripit të derrit ndërsa në Tajvan është evidentuar rasti i parë.
Tashmë numri i vendeve ku është shfaqur virusi H1N1 është rritur në 41, kurse numri i të vdekurve nga ky virus ka arritur në 82.
74 nga të vdekurit kanë qenë në Meksikë, 6 në SHBA dhe nga një në Kanada e Kosta Rika.
Numri i të infektuarve nga virusi i gripit të derrit ka arritur në 9 mijë e 830 persona, 200 prej të cilëve ndodhen vetëm në Japoni sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Japonisë.
Qendra Amerikane e Parandalimit dhe Mbrojtjes së Sëmundjeve bëri të ditur se nuk është ndërprerë përhapja e sëmundjes në shkallë vendi.
Ndërkaq në mbledhjen vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në rend të ditës do t’i jepet prioritet gripit të derrit.
Në mbledhjen që zhvillohet në Gjenevë me pjesëmarrjen e autoriteteve të shëndetësisë së 193 vendeve, trajtohen temat e përpjekjeve kundër kësaj sëmundjeje dhe prodhimi i vaksinës.