Pengmarrjet, shënohet tjetër viktimë në Greqi
Iraklio - Greqia është tronditur sërish nga vrasja e një biznesmeni, i cili ishte marrë peng nga persona ende të pazbuluar. Ngjarja ndodhi në qytetin e Iraklios, më i madhi në ishullin e Kretës. Viktima është një biznesmen 50-vjeçar, i cili u gjend i djegur në portobagazhin e makinës së tij.
Pengmarrësit, pas rrëmbimit, kishin kërkuar nga familja e viltimës 500 000 euro për të lëshuar pengun e tyre. Shifra ishte e pa mundur të paguhej nga familjarët e tij, dhe pas shumë negociatash në telefon, pengmarrësit pranuan ta lëshonin biznesmenin për 150 000 euro.
Në momentin kur familjarët shkojnë në vendin e caktuar për shkëmbimin, e gjejnë pjesëtarin e tyre të shkrumbuar në portobagazhin e makinës. Nga të dhënat e para të policisë, vrasja mund të ketë ndodhur pasi viktima ka njohur ndonjërin prej pengmarrësve.