E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, dorëheqja e Michael Martin, reagon shtypi

Londër - Dorëheqja e kryetarit të parlamentit britanik, Michael Martin, ka sjellë një reagim të gjerë në mediat britanike. Thuajse të gjitha gazetat kryesore në këtë vend dolën sot me tituj të fortë, duke dëshmuar përmasat e mëdha që ka ky vendim politik.

E përditshmja THE DAILY TELEGRAPH , e cila ekspozoi skandalin e shpenzimeve të deputetëve, e quan tërheqjen e Michael Martin një "Revolucion shumë britanik".

Zoti Martin është kryetari i parë në parlamentin britanik që detyrohet të largohet që prej 300 vjetësh, dhe e bën këtë me një fjalim prej 33 sekondash.

Kryetari i parlamentit tha se do të lëshonte postin e tij më 21 qershor pas një rebelimi të paprecedent të deputetëve.

THE TIMES hapet me titullin New Order, (nje rend i ri, por që nga ana tjetër rezonon me shprehjen që përdoret nga Kryetari i parlamentit për të vendosur rregull gjatë debatit Order Order).

Parlamenti humbet të drejtën për të drejtuar vetë punët e tij, shkruan e përditshmja.

Parlamentit u detyrua të dorëzonte të drejtën e tij të lashtë, kur kreu i parlamentit pësoi për skandalin lidhur me shpenzimet e deputetëve.

THE GUARDIAN ka si titull "Fundi i Klubit të Xhentëlmenëve", duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Gordon Brown se, Westminsteri nuk do të funksiononte më si klub zotërinjsh me rregullat e veta.

Kryeministri Brown tha se reformat e reja do të ndryshon historinë disa shekullore të parlamentit britanik.

Dilema e kryeministrit përballë zotit Martin, ishte që të mos dukej se po e mbështeste nëse qeveria nuk kalonte një mocion votëbesimi.

THE INDEPENDENT pyet nëse "Kjo qe një ditë e errët për parlamentin, apo një agim i ri për demokracinë"?

Në një shkrim që hap gazetën Michael Brown, deputet prej 18 vjetësh, nuk është fort i sigurt nëse premtimet e kryeministrit britanik për komisione të pavarura për të hetuar shpenzimet e deputetëve do të kënaqnin zgjedhësit e tronditur nga skandali.

Zgjedhësit shkruan ai, duan përveç masave ndaj atyre që kanë bërë shkelje edhe rifreskim, një kryetar të ri, një parlament të ri dhe një sistem të ri elektoral mbështetur në demokraci të hapur.
/BBC/Start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›