E Diel, 1 Nëntor 2026

Biden në Japoni, takim me krerët

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka arritur sot në Japoni për të treguar mbështetjen e SHBA-ve për të dalë nga kriza që u shkaktua nga cunami.

Biden do të vizitojë zonat e prekura bregdetare në veri-perëndim të Japonisë dhe do të mbajë një fjalim në Sendai.

Kryeministri japonez Naoto Kan, ka falenderuar SHBA-në për përkrahjen që ka dhënë pas katastrofës së 11 marsit.

Në kuadër të turneut të tij aziatik, Biden vizitoi edhe Kinë dhe Mongolinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›