E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden në Pakistan për uljen e tensioneve

Zëvendës Presidenti i zgjedhur amerikan Xho Bajden ka vizituar kryeqytetin pakistanez Islamabad, vizitë e cila synon uljen e tensioneve në rajonin e Azisë së Jugut. Marrëdhëniet mes dy fuqive bërthamore, Indisë dhe Pakistanit, janë përkeqësuar që në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur sulme të koordinuara nga 10 persona të armatosur në qytetin indian të Mumbait, shkaktuan vdekjen e 179 njerëzve. India fajësoi militantët pakistanezë dhe gjatë kësaj jave, kryeministri Indian Manmohan Sing deklaroi për herë të parë se sulmet mund të kenë pasur mbështetjen e disa agjencive zyrtare në Pakistan. Pakistani i ka mohuar përfshirjet e agjencive shtetërore dhe e ka akuzuar Indinë për rritje të tensioneve. Më herët, kryeministri palestinez Jusuf Raza Gilani u shpreh në një seminar në Islamabad se situata në kufirin e Pakistanit lindor është shumë e brishtë. Bajden, i cili është gjithashtu i dërguari i Komisionit për marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan, ka takuar Presidentin pakistanez Asif Ali Zardari dhe kryeministrin Gilani. Zardari i dha Bajdenit urdhrin e dytë civil më të lartë të vendit "Hilal-i-Pakistan", si mirënjohje për shërbimet e tij për këtë vend. Në dedikim shënohej se Bajdenit i është dhënë ky urdhër i lartë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për demokracinë dhe zhvillimin social-ekonomik në vend dhe për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›