E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,protesta masive ndaj qeverisë

Punëtorë dhe studentë grekë kanë protestuar të premten në Athinë, në manifestimin e parë për këtë vit, pas trazirave të fundvitit të kaluar që përfshinë kryeqytetin helen. Protestuesit kanë shprehur kundërshtitë e tyre ndaj politikave ekonomike dhe edukative të qeverisë, të cilat ishin një shkak më vete për përleshjet e dhjetorit që filluan me vrasjen e një adoleshenti nga ana e policisë. Demonstrata e së premtes degjeneroi në akte dhune, pasi të rinj të veshur me të zeza dhe që kishin vënë kapuç sulmuan policinë me gurë dhe sende të forta. Policia iu është kthyer protestuesve me gaz lotsjellës, në konfrontimet përpara Universitetit të Athinës, që u kthye në vendin e sigurt të protestuesve, pasi universiteti mbrohet me ligj dhe policia nuk lejohet të hyjë atje. Protestuesit kanë mbuluar muret e universitetit me grafite ku shkruheshin fjalët "Kaos". Përleshjet më të fundit midis protestuesve dhe policisë vijnë dy ditë pasi kryeministri grek Kostas Karamanlis rifreskoi kabinetin e tij qeveritar, në përpjekje për ndryshimin e situatës. Karamanlis ndryshoi ministrat më të kundërshtuar në fusha si ekonomia dhe edukimi. Ai gjithashtu zëvendësoi ministrin që mban përgjegjësinë për forcat e policisë. Karamanlis është angazhuar se qeveria e tij do të bënte një start të ri dhe se do të përqëndrohej më shumë në nevojat e publikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›