Shtyllat e tensioneve, mungojnë shenjat e posaçme në rrugë
Shtyllat në mës të rrugëve të kryeqytetit shpesh here jane burim i aksidenteve . Në qytetin e Tiranës , shume shtylla elektrike të tensionit të lartë ndodhen në mes të rrugës , por edhe shume nga ato , ngjitur me shtëpitë banuese . Në disa pjesë të kryeqytetit ka shumë shtylla elektrike që nuk duken qe nga kthesa, dhe qe shumë shpesh bëhen shkak të aksidenteve. Për shumë drejtues të automjeteve , këto shtylla përbëjnë një frike të madhe , veçanërisht për ata që nuk i njohin rrugët dhe ndihen të zënë në befasi. Por shtyllat shume afër shtëpive banuese , ose dhe ndërtimi i këtyre shtëpive ngjitur me këto shtylla përbëen një rrezik shumë të madh për banorët . Sipas qytetarëve , shumë lehtë tensioni i lartë që percjellin këto tela mund të shëndrrohet në një fatkeqësi . Shume qytetarë mendojnë se këto shtylla elektrike kane formë gërricës , dhe nuk përshtaten mirë me bulevardet dhe rrugët e kryeqytetit.
Shumë nga këto shtylla elektrike, janë shumë shumë të vjetëra dhe fare lehtë nga ndonjë tronditje e vogël, këto mund të rrëzohen . Por ka edhe nga ato që nuk janë aktive , por qe vazhdojnë të qëndrojnë vend e pa vend nëpër rrugët dhe cepet e kryeqytetit.