E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti Afrikan do të mbahet në Libi

Krerët e shteteve dhe qeverive të Ligës Afrikane do të takohen në Samitin Afrikan që do të mbahet në Libi gjatë periudhës 1-3 korrik. Në mbledhjen e komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të Ligës Afrikane që për këtë vit drejtohet nga lideri libian Muammer Kaddafi, u mor vendimi që Samiti i liderëve të mbahej në datat 1-3 korrik.

Samiti i 13-të i Ligës që vendosur të mbahej në Madagaskar. Por duke qenë se vetë Madagaskari i shte në proces të ndryshimit të kushtetutës në lidhje me anëtarësinë, vendi i Samitit u zgjodh Libia.

Liga Afrikane organizon çdo vit dy samite; njëra zhvillohet në qendrën e Ligës në Addis Abeba, ndërsa tjetra në një nga 53 shtetet anëtare.

Kadafi u zgjodh kryetar i radhës për një vit në muajin shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›