E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cikli i fundit i dhunës greke dhe zhdukja e Çamërisë

Autori i Lajmit: Redaksia

Sulmi mbi “autorin” e periudhës së mëndafshit dhe dëbimi i dhisë, përbënin stacione të veçanta të këtij nënvlerësimi. Shtypja e kusarisë gjatë viteve ndërmjet dy luftërave, me fitoren kulminante dhe jo të vetme të shtetit kundër kësaj lufte të pamëshirshme në arrestimin dhe shfarosjen e Rexhejve tregonte në mënyrë plotësuese, se hapat drejt preokupimeve “paralele” ishin mbyllur përfundimisht. Lufta në lidhje me tokën mbeti aktuale për gjatë gjithë periudhës së shkurtër ndërmjet dy luftërave botërore në Greqi. Shkaku për këtë ishte ratifikimi nga ana e Parlamentit grek të marrëveshjeve që u nënshkruan ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në vitin 1925 dhe parashikonin kushte në të cilat do të realizohej shpronësimi i shqiptarëve, kushte që u konsideruan në mënyrë hiperbolike të favorshme për palën shqiptare. Probleme të tjera, si çështja e dëmshpërblimit nga shpronësimet e mëparshme të pasurive ose të shkollave, si në Shqipëri për minoritetin e atjeshëm grek, ashtu edhe në Tesproti për minoritetet e këtushme shqiptare, përmbanin brenda dyshime dhe armiqësinë te qarqet zyrtare qeveritare dhe diplomatike, duke e bërë akoma edhe më të vështirë kapërcimin e kontradiktave të vërteta të shumta, që ekzistonin në bazë. Horizonti i trazuar ndërkombëtar në gjysmën e dytë të dhjetëvjeçarit të viteve 1930-1940 dhe imponimi i diktaturës së Jorgos dhe Metaksasë, nuk ndihmuan në zhdukjen e kundërshtive të Tesprotisë. Përveç Shqipërisë, Italia fqinje dhe ambicioze e inkuadroi çështjen e Çamërisë në arsenalin e saj diplomatik, duke inkurajuar lëvizjen irredentiste të shtypit fashist, në vendet jashtë shtetit ku banonin çamët, domethënë atyre që ishin strehuar në Shqipëri ose në Itali. Njëkohësisht, presionet e ushtruara nga regjimet e 4 gushtit ndaj minoriteteve të vendit, veçanërisht kundër atyre që konsideroheshin “kërcënim strategjik” jepnin argumente shpronësimi dhe mprehnin tensionet lokale. Ligji i vitit 1937, i cili parashikonte shpronësimin e detyruar të pasurive të tjera shqiptare, në emër të rindarjes së tokës, u konsiderua në këtë mënyrë si lëvizje armiqësore e shtetit grek, nga ana e çamëve, që ndodheshin brenda dhe jashtë kufijve. Kjo ndjenjë u shoqërua me vonesa provokuese në lidhje me pagesën e dëmshpërblimeve të parashikuara nga vetë ligji, vonesa të cilat iu shtuan atyre, që ekzistonin tashmë. Gjatë viteve të Pushtimit, le të theksojmë se çështja e pagesës së dëmshpërblimeve mbetet ende e hapur.
Kriza e re në marrëdhëniet e minoriteteve me ta përreth u shfaq vetëm trembëdhjetë vjet pas “stabilizimit” në vitet 1926-1927. Në prillin e vitit 1939, forca ushtarake italiane zbarkuan dhe pushtuan Shqipërinë, duke e kthyer atë në një pronë italiane. Drejtuesit italianë të partisë fashiste i përshkallëzuan që në çastin e parë problemet që lidheshin me minoritetet shqiptare në vendet fqinje. Irredentizimi shqiptar, i cili përbën pjesën më të madhe të politikës së përgjithshme të një force të fortë dhe imponuese mesdhetare, fitoi përmasa të reja dhe u zhvillua në një faktor të stabilizuar për të gjithë Gadishullin Ballkanik. Faktorët fashistë të Tiranës dhe kryesisht Jakomoni i famshëm, drejtues kryesorë të Shqipërisë, adoptuan idetë e nacionalizmit shqiptar mbi “Shqipërinë e Madhe” dhe i përdorën ato si majën e heshtës së presioneve italiane kundër shteteve fqinje ballkanike, Jugosllavisë dhe Greqisë. Çështja e çamëve fitoi, kësisoj, përmasa të reja. Kontaktet e shumë çamëve me Italinë fashiste datojnë që prej fillimeve të dhjetëvjeçarit të vitit 1930. Disa nga familjet më të rëndësishme të zonës, të zhgënjyera nga Shqipëria e vogël dhe e dobët dhe nga fuqia e saj për tiu ofruar ndihmë thelbësore, i ishin drejtuar fuqisë matanë Adriatikut. Veprimtaria e mëtejshme e vëllezërve të njohur Masar dhe Nuri Dino, gjatë periudhës së pushtimit, daton që prej dhjetëvjeçarit të vitit 1930, në kohën kur dhe sollën në fshatrat e minoritetit konceptet nacionaliste dhe njëkohësisht fashiste. Prania e forcave italiane në kufijtë veriorë të Çamërisë greke, sidoqoftë e vendosi problemin mbi baza të reja. Ngjarjet çuan në cikle të reja pa rrugëdalje. Kërcënimi italian, i cili u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkrete që nga prilli i vitit 1939 dhe pushtimi i Shqipërisë nga forcat ushtarake italiane, e çoi qeverinë greke në marrjen e një sërë masash sigurie në zonë. Përveç dendësimit të forcave të ushtrisë dhe xhandarmërisë në zonat kufitare, mobilizimet e përzgjedhura nga vetë zonat, prekën drejtpërdrejt çamët. Rritjes së presioneve kundër tyre, për shkak të masave ushtarake të larmishme, iu shtua dhe largimi i burrave nga zonat, nëpërmjet procesit të mobilizimit ushtarak. Kjo situatë, në kombinim me sjelljen “e dyshimtë” të autoriteteve ushtarake ndaj çamëve të mobilizuar, shkaktoi reagime të forta tek të dytët, reagime të cilat u shprehen në valë dezertimesh dhe me një tendencë intensive mosbindjeje, domethënë me mosparaqitjen në zyrat uushtarake dhe në njësitë e mobilizimit. Dhe në njërin, dhe në tjetrin rast, këto lëvizje i vunë çamët ushtarë ose të mobilizuar, jashtë ligjit, ndërsa njëkohësisht forcuan klimën e armiqësisë dhe të dyshimtë që mbizotëronte kundër tyre. Për autoritetet greke, ky zhvillim nuk konsiderohej pasojë e presioneve, por tregues i tendencës “së natyrshme” të “predispozicionit tradhtar” të çamëve. Sidoqoftë, në çdo rast, zhvillimet kishin karakter zinxhir. Të arratisurit, dezertorët dhe çamët e pabindur, të përndjekur nga shërbimet greke, fshiheshin ose kalonin kufijtë. Në anën tjetër të kufijve ndeshnin iniciativat e administratës ushtarake fashiste italiane, e cila nëpërmjet premtimeve të “dëmshpërblimit” krijonte batalione vullnetarësh, ku ishin inkuadruar në një masë të madhe shumë çamë të çrrënjosur rishtas apo më herët. Si pasojë, këto lëvizje thellonin vigjilencën e autoriteteve greke dhe ashpërsonin masat që merrnin. Shpërngulja e çamëve drejt ishujve u shumëfishua me destinacionin kryesor Kretën e largët, ndërkohë filluan dëbimet dhe kontrollet e shtëpive, në kërkim të armëve ose agjentëve të armikut. Cikli i fundit i dhunës kishte filluar.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›