Meta - Tadiç firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit
Autori i Lajmit: Romir Saraci
Ministri i Jashtëm, njëkohësisht edhe zv.kryeministër, Ilir Meta, është pritur të enjten në Beograd nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, dhe zyrtarë të tjerë serbë. Bisedimet janë përqendruar në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Përkundër mendimeve të ndryshme rreth çështjes së Kosovës, theksi i bisedimeve është vënë në përmirësimin e bashkëpunimit bilateral, i cili është në nivel të ulët, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Presidenti Tadiç ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë ilegale ndërkombëtare të drogës si dhe terrorizmit ndërkombëtar, që është nënshkruar të enjten. Gjatë kësaj vizite dyditore, Meta do të zhvillojë takime edhe me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Bozidar Djeliç, ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiç, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi. Vizita zyrtare e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Meta, në Beograd është një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit në kuadër të përshpejtimit të perspektivës evropiane. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar prej vitit 2005, kur në Beograd qëndroi ish- shefi i diplomacisë, Kastriot Islami.
Marrëveshja
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, u takua me presidentin serb, Boris Tadiç. Meta dhe delegacioni që e shoqëron zhvilluan takim me Tadiç në presidencën serbe. Fillimisht, dy zyrtarët kanë shtrënguar duart, kanë prezantuar delegacionet që i shoqëronin. Më pas zyrtarët janë ulur në tryezë të përbashkët në praninë e mediave. Por bisedimet vazhduan më pas me dyer të mbyllura. Kjo është vizita e parë e një zyrtari shqiptar të nivelit të lartë në Serbi, çka është përkthyer si një sinjal për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Më vonë Meta do të takohet me ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Vizita e Metës u bë një ditë para përvjetorit të vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, dhe Meta do të marrë pjesë në këtë ceremoni. Serbia dhe Shqipëria kanë firmosur një memorandum mirëkuptimi për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë së drogës dhe terrorizmit ndërkombëtar. Nga të dyja palët u shpreh gatishmëria për bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si një obligim për të ardhmen evropiane.
Vizita
Ditën e djeshme, zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Serbi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisё, Vuk Jeremiç. Gjatë vizitës, veç bisedimeve zyrtare me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, do të zhvillojё takime të veçanta me zv.kryeministrin pёr Integrimin Evropian, Bozhidar Gjeliç, zv.kryeministrin dhe ministrin e Brendshёm, Ivica Daçiç, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi. Në axhendën e vizitës do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, si edhe të bashkëpunimit rajonal dhe ndёrkombёtar. Vizita zyrtare e zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Meta, në Beograd është një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit në kuadër të përshpejtimit të perspektivës evropiane për vendet tona. Gjatё kësaj vizite pritet tё nënshkruhen edhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010