Biden vizitë zyrtare në Turqi
ANKARA- Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden mbërriti dje në mbrëmje për një vizitë zyrtare në Turqi ku, së bashku me liderët turq, do të shqyrtojë
problemet rajonale lidhur me Sirinë, Qipron dhe Irakun.
Biden do të jetë i pranishëm edhe në një forum të rëndësishëm biznesi në Stamboll.
Programi i Bidenit parashikon takim me kryetarin e parlamentit Xemil Cicek, presidentin e shtetit Abdulah Gul dhe kryeministrin Recep Tayip Erdogan.
"Bisedimet do të fokusohen në ndihmën amerikane për luftë kundër terrorizimit të PKK-së'', deklaroi këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Tony Beenchen. Pas Turqisë, Biden udhëton për në Greqi.
(ma.ar/mia/BalkanWeb)