Rregullorja e re e Kuvendit, mblidhet grupi i punës
TIRANE - Për herë të parë u mbledh sot rreth orës 09:20 grupi i punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Ngritja e një grupi pune për reformën parlamentare është një nga tre pikat e marrveshjes PS-PD të arritur pak ditë më parë.
Në nisje të punimeve, kryeparlamentarja Topalli tha se komisioni përbëhet nga 4 anëtarë, nga PD-ja është Viktor Gumi e Jemin Gjana, ndërsa nga nga PS Namik Dokle, nënkryetar i parlamentit dhe Ditmir Bushati.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh entuziaste për përmbajtjen e rregullores së Kuvendit, por sic tha ajo, mund të ketë nevojë edhe për ndryshime.
“Rregullorja aktuale e Kuvendit është demokratike, e standarteve shumë të mira, por ndoshta mund të përmirësohet edhe më tej duke para nen për nen rregulloren e PE. Është interesante dje që Parlamenti Europian ka votuar përmirësimin e kodit të etikës së Parlamentit”, komentoi Topalli.
Edhe nënkryetari i Kuvendit, Dokle njëherësh njëri prej anëtarëve të komisionit u shpreh se me kalimin e kohës praktika parlamentare sygjeron gjëra të reja, për të ecur me hapin e kohës.
"Parlamenti Europian ka patur rregullore të etikës dhe megjithatë vazhdon ta përmirësojë, nga kjo pikpamje domosdoshmëria e përmirësimit të rregullores së Kuvendit është evidente. Një element i rëndësishëm ku duhet të shikojmë edhe përvojat e parlamenteve të tjera është edhe buxhetimi i veprimtarisë parlamentare”, tha Dokle.
Dokle u shpreh i bindur që ky vendim do të përmirësojë jetën parlamentare.
Gjana: Do punojmë mbi draftet që do të paraqiten
Deputeti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana, anëtar i grupit të punës për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit deklaroi se puna do të nisë me grumbullimin e materialeve të duhura dhe më pas do të punohet mbi draftet që do të paraqiten.
“Do fillojmë të grumbullojmë materialet e duhura, të kemi në dispozicion rregulloren dhe shtojcat e rregullores së Parlamentit Europian, do përcaktojmë një grup prej 2 ekspertësh nga strukturat e brendshme të Kuvendit duke rënë në dakordësi. Më pas do kontaktojmë me struktura të OSBE-së dhe struktura të tjera nga të cilat mund të marrim ekspertizë të nevojshme dhe pastaj do të fillojmë hap pas hapi të punojmë mbi draftet që do të paraqiten.”- deklaroi Gjana.
SOT MBLIDHET GRUPI I PUNËS PËR NDRYSHIMET E RREGULLORES SË KUVENDIT
Ora 07:20- Për herë të parë do të mblidhet sot grupi i punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Ndërsa dje u mblodh konferenca e kryetarëve e cila miratoi axhendën tre-javore të punimeve të Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve u detyrua të shtyjë seancën plenare të parashikuar për dje dhe vendosi me konsensus që projektligji për Kodin rrugor të votohet në seancën plenare të ditës së hënë më datë 5.11.2011.
Por në axhendën e punimeve është bërë dhe një ndryshim, pasi seanca plenare e ditës së enjte më datën 8 dhjetor, është shtyrë për shkak se kjo ditë është zyrtarisht pushim si “Dita e Rinisë”. Gjithashtu në këtë kalendar është lënë evaziv edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Bamir Topi për kreun e ri të KLSH-së, i cili i propozoi Kuvendit votimin e kandidaturës së ish-deputetit dhe ish-ministrit Bujar Leskaj.
Në kalendar është lënë si pikë, “Plotësimi i vendeve vakante në institucione, koha e votimit”. Brenda tre javëve do të diskutohet projektligji për ‘ noterinë’, ai për ‘numrin e identitetit të shtetasve’ dhe drafti për ‘gjendjen civile’ etj.
(er.nu/ma.ar/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rregullorja e re e Kuvendit, mblidhet grupi i punës