E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAK, Arvizu: Reforma për rritjen e shanseve për punësim

Tiranë- Ambasadori i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu bëri thirrje për rritje të shanseve për punësim të personave me aftësi të kufizuar (PAK). Gjatë punimëve të konferencës së PAK, ambasadori Arvizu ka theksuar se numri i këtyre personave është i lartë, ndaj dhe sduhet menduar që çështja prek vetëm një numer të caktuar njerëzish.

Konferenca do përcjellë shembuj pozitiv të këtyre personave në ekonominë e Shqipërisë. Konferenca është mundësi që rrit ndërgjegjësimin për reforma që rrisin shanset për punësim të këtyre personave. 650 milionë njerëz nëpër botë vuajnë aftësinë e kufizuar, ndaj e vështirë të thuash që kjo është çështje e parëndësishme që ndikon vetëm tek një grusht njerëzish- u shpreh ambasadori.

Kjo konferencë ka theksuar ambasadori i SHBA-së në Tiranë, duhet të japë rekomandime të vlefshme për punësimin e këtyre personave, të drejta të barabarta për punësim si dhe mjedis gjithëpërfshirës.

Ndër të tjera ambasadori Arvizu ka nënvizuar se qeveria ka akoma shumë punë për të bërë, për këtë kategori vunerabël të shoqerisë. Sipas ambasadorit duhet ende punë sidomos persa i përket fushës së punësimit të persona me aftësi të kufizuar. Në mënyrë që ato të integrohen sa më mirë në jetën e vendit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. E shkuara, Arvizu: Të mos përdoret më si justifikim i dështimëve
  2. Arvizu: Nevojitet dialog politik për të çuar para reformat
  3. Arvizu: Të hiqet imuniteti, ndëshkim korrupsionit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›