Vrasja e biznesmenit, organizator dyshohet një i dënuar VIP
FIER - Policia e Fierit vijon hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Spartak Spaho, një ditë më parë në Fier. Burime policore bënë të ditur se po hetohet në dy pista, atë të konfliktit të pronësisë dhe të një hakmarrjeje të mundshme.
Mësohet se Spartak Spaho po ndërtonte një pallat dhe një pjesë e truallit përfshihet në territorin e ish-hotel "Vjosës", ku pas viteve 90-të, një i dënuar VIP ka pasur një bilardo.
Ekspertët dyshojnë se ky është dhe burimi i konfliktit dhe se i dënuari mund të ketë paguar ekzekutorët e biznesmenit Spaho. Gjithsesi, do të jenë dëshmitë e familjarëve të viktimës dhe hetimet e mëtejshme që do të çojnë në zbardhjen e motivit dhe identifikimin e autorëve të krimit.
Rreth orës 17:30 të së enjtes, biznesmeni Spartak Spaho ishte duke ecur në këmbë në trotuarin e rrugës kryesore "Ramiz Aranitasi" mes shumë kalimtarëve të tjerë. Ai po shkonte tek pallati që po ndërtonte, (objekti po ngrihet mes një pallati tjetër dhe ish-hotel "Vjosës"), kur i është afruar një automjet tip "Benz", në të cilin ndodheshin dy persona. Mësohet se personi i ulur në vendin e parë ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar nga dritarja e makinës me breshëri mbi 40-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas, mjeti është larguar me shpejtësi në dalje të qytetit të Fierit në rotondon drejt Vlorës. Nga breshëria e plumbave janë plagosur dy kalimtarët, Dritan Yzeiri 25 vjeç nga Fieri dhe Leonard Toli 30 vjeç po nga Fieri. Dy personat në fjalë ishin duke ecur në këmbë pranë biznesmenit. Krismat e armës kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës si dhe kanë alarmuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të krimit.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)