E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie 74-vjeçarja nga kati 5 mister vetëvrasje apo aksident

16/04/2010 Vdes tek tregu elektrik Manoshaqe Ramolli

TIRANE- Një 74-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në zonën e njohur si “Tregu elektrik”, në kryeqytet. Sipas policisë, viktima quhet Manushaqe Ramolli dhe ndodhej në shtëpinë e vajzës se saj. Paraprakisht dyshohet për një vetëvrasje, por nuk përjashtohet as pista e rënies aksidentale. Ndërkohë, policia ka ngritur grupin hetimor dhe ka marrë në pyetje disa dëshmitarë. Nga deklarimet e familjarëve mësohet se e moshuara është ngritur nga gjumi dhe ka dalë në ballkon. Në këtë kohë ata kanë menduar se e afërmja e tyre zgjodhi ballkonin për të marrë ajër të freskët në mëngjes, por asnjërit prej tyre si kishte shkuar mendja se 74-vjeçarja do të hidhej nga kati i pestë i pallatit. Aktualisht nuk dihen arsyet dhe motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia e Tiranës ka ngritur një sërë dyshimesh për vdekjen e të moshuarës. Deri më tani uniformat blu të komisariatit nr. 1, ende nuk kanë arritur të zbardhin nëse bëhet fjalë për rënie aksidentale apo për vetëvrasje. Trupi i të moshuarës është vënë re nga kalimtarët e rastit, të cilët lajmëruan menjëherë efektivat e policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›