Xhons: Do t’i financojmë projektet e policisë shqiptare
16/04/2010 Takimi i donatorëve të policisë
TIRANE- Konsorciumi Ndërkombëtar i krijuar në dhjetor 2001 me 25 pjesëmarrës dhe tashmë i zgjeruar me 40 anëtarë, është i përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë drejt përmirësimit të sistemit të saj të drejtësisë penale. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni zv/ambasadorja amerikane në Tiranë, Debora Xhons, gjatë një takimi të Konsorciumit Ndërkombëtar. “Kjo është një kohë historike në zhvillimin e demokracisë shqiptare. Anëtarët e KN kanë arritur suksese të mëdha deri tani, përfshi riorganizimin e policisë së shtetit sipas ligjit të ri për të dhe rinovimin e mjediseve dhe programit për përgatitjen dhe trajnimin e policisë”, ka deklaruar ajo. “Sigurimi i ndikimit të qëndrueshëm të ndihmës së donatorëve”, ka qenë tema e zgjedhur për sesionin plenar të këtij viti dhe u cilësua se është më e rëndësishme se kurrë për të siguruar që puna e mëtejshme do të ndërtohet mbi sukseset e arritura. “Sistemi i Menaxhimit Total të Informacionit (TIMS), sponsorizuar nga SHBA, është një shembull i shkëlqyer i një sistemi të dhuruar, për të cilin Ministria e Brendshme është duke marrë përgjegjësi të plotë. Sistemi është instaluar në çdo pikë ndërkombëtare të kalimit të kufirit në Shqipëri për të ofruar kontroll në kohë reale të më shumë se 4.5 milionë kalimeve të kufirit çdo vit”, bëri me dije ndër të tjera, numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë. Ndërkohë gjatë fjalës së tij Drejtori i përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj theksoi se organizimi i takimeve periodike mes donatorëve dhe ekipeve të menaxhimit të projekteve të policisë së shtetit, sipas një procedure dhe kalendari të përcaktuar, do te rrisë fleksibilitetin në realizimin e projekteve dhe do të shkurtojë procedurat burokratike të komunikimit. “Prioritet i yni mbetet bashkëpunimi me donatorët me qëllim orientimin në vijimësi të ndihmës dhe asistencës ndërkombëtare në përputhje me nevojat tona”, u shpreh Burgaj. Falë ndihmës së organizmave të huaja dhe buxhetit të shtetit, policia aktualisht ka të gjitha resurset profesionale për të menaxhuar projekte dhe luftuar krimin e organizuar.