E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie bora e parë në Kukës

 

KUKES - Bie bora e parë në majat e Gjalicës e Korintikut në Kukës. Në lartësinë mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, dje moti ishte i ftohtë dhe me borë. Meteorologët parashikojnë një dimër të ashpër këtë vit në veri. Reshjet e dëborës që zbardhën dje malet rreth Kukësit kujtuan banorët e këtij qarku të marrin masa, për të siguruar ushqime të bollshme për dimrin. Kjo nisur edhe nga praktika e viteve të mëparshme, ku mijëra banorë të komunave të thella izolohen pa patur asnjë mundësi komunikimi me qytetin. Reshjet e ditëve të fundit në Kukës kanë rritur ndjeshëm edhe prurjet në hidrocentral, ndonëse Kukësi vijon të vuajë mungesën me orë të stërzgjatura të energjisë elektrike. Moti ka nisur te jetë i ashpër edhe në mjaft zona të tjera të vendit, duke paralajmëruar se dimri tashmë ka ardhur. Meteorologët parashikojnë që në ditët e ardhme do të vijojnë të ulen temperaturat. Ndërsa deti do të jetë 3-4 ballë.                          j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›