E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet publike nisin më 13 tetor

 

Shkollat e larta publike në të gjithë vendin do të nisin më 13 tetor. Çelja e vitit akademik sipas Ministrisë së Arsimit, është shtyrë në mënyrë që institucioneve të arsimit të lartë t'u jepet koha e nevojshme për regjistrimin e të gjithë kandidatëve fitues. Këtë vit auditorëve në të gjithë fakultetet e vendit do t'u shtohen rreth  21 mije studentë të rinj. Pas përfundimit të fazës së dytë të regjistrimeve kanë mbetur ende kuota të parealizuara. Kështu, në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës janë gjithsej 264 vende bosh. Jo pak kuota kanë mbetur pa u plotësuar edhe në universitetet e rretheve. Njësoj si vitin e kaluar për këto vende kandidatët do t'i nënshtrohen një minimature Shtetërore. Të interesuarit do të mund të përzgjedhin degët e përfshira në aneksin e formularit A2. Ky aneks do të përmbajë jo më 200 degë për të gjitha universitetet publike të vendit, por vetëm ato degë ku kuotat janë të paplotësuara. Aneksi i Formularit A2 është parë si metoda më e mirë për rishpërndarjen e fituesve sidomos nëpër rrethe. Edhe për këtë kategori fituesish do të ketë aplikohet parimi i meritë preferencës në mënyrë që fitues të shpallen kandidatë që kanë numër më të lartë pikësh. Por ndërkaq, burime pranë Ministrisë së Arsimit pohojnë se "fituesit e fundit" do të kenë mundësi të ulen në auditorë në muajin nëntor. Pra, me disa javë vonesë nga fillimi i vitit akademik. Për plotësimin e aneksit maturantët do të veprojnë njësoj si me formularin A2. Por fillimisht për ta pasur në duar ata duhet të bëjnë një kërkesë më shkrim në shkollë. Ata do të rrethojnë degën që kërkojnë për kuotat e mbetura bosh. Nëse do të kenë pikët e mjaftueshme, do të shpallen fitues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›