Trafik për 100 euro, arrestohet
GJIROKASTER - Një i ri nga Patosi është arrestuar teksa ka tentuar që të kalonte drejt Greqisë për 100 euro një person tjetër. Kanë qenë specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ata që arrestuan në flagrancë shtetasin Marko Kola, 35 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i tij ka ardhur pasi mbrëmjen e së shtunës, në stacionin kufitar të Tri Urave në Përmet, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare duke ndihmuar shtetasin J.Behari për të kaluar ilegalisht drejt Greqisë kundrejt 100 eurove. Gjatë kontrollit fizik, Beharit i janë gjetur dy pasaporta rumune, të cilat më pas kanë rezultuar të falsifikuara. Qëllimi i tyre ka qenë kalimi drejt Greqisë me pasaporta të një vendi të BE-së duke mos pasur nevojë për vizë hyrëse. Kola është arrestuar për ndihmë në kalimin ilegal të kufirit, ndërsa Beharit ndiqet në gjendje të lirë për falsifikim. p.n