Universitetet: Studentët “blejnë” provimet
10/12/2010 Vëzhgimi i Këshillit Kombëtar Studentor: Korrupsioni në universitet mbetet në nivele të larta
Kostoja e marrjes së një provimi, një note më të mirë apo shërbimit në sekretari kushton 10-30 mijë lekë
Pranvera Kola
Studentët shqiptarë duhet të paguajnë jo vetëm për të marrë një notë kaluese në një provim, por edhe në rastet kur duan një notë më të mirë, si dhe për të përfituar shërbime të caktuara pranë administratës së çdo fakulteti. Këto janë gjetjet e vëzhgimit të kryer në universitetet publike të kryeqytetit dhe Elbasanit. Raporti është publikuar gjatë ditës së djeshme nga kreu i Këshillit Kombëtar Studentor, Qamil Dika, i cili ka vënë në dukje se studentët shqiptarë konfirmojnë pagesën 10 deri në 30 mijë lekë për marrjen e një provimi.
Rezultatet
Në këto kushte, dy në tre studentët e përfshirë në anketim kanë paguar ryshfet për një notë më të lartë, për të marrë një provim apo për një shërbim në sekretari. Sipas sondazhit, ku u përfshinë rreth 1500 studentë (përzgjedhje rastësore) nga të gjitha universitetet, ka rezultuar se shumica e tyre kanë paguar pedagogët apo përfaqësuesit e këtyre institucioneve të paktën një herë për të marrë provimet apo një notë më të mirë. Të anketuarit në universitetet publike gjatë javës së parë të muajit dhjetor, aprovojnë nivelin e lartë të korrupsionit që ka përfshirë strukturat e arsimit të lartë publik. Konkretisht rreth 17 për qind prej tyre e konsiderojnë arsimin e lartë si shumë të korruptuar, 68 për qind prej tyre konfirmojnë se kanë paguar të paktën një herë ryshfet, si dhe 78 për qind e të anketuarve shprehen se kanë gjetur zgjidhje me anë të ryshfetit. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël, rreth 32 për qind, janë përgjigjur se skanë paguar asnjëherë ryshfet apo të jenë vënë nën presion nga pedagogët për të kaluar provimet apo për të marrë nota më të mira. Njëkohësisht vëzhgimi vë në dukje se studentët shqiptarë mendojnë se vetë institucionet e arsimit të lartë publik nuk janë duke bërë punë të mjaftueshme kundër korrupsionit, ku përkatësisht rreth 74 për qind e të anketuarve shprehen se institucionet ku ata studiojnë nuk janë duke bërë sa duhet. Nga ana tjetër, rreth 53.3 për qind e studentëve të intervistuar përgjigjen se media luan rol të rëndësishëm në denoncimin dhe luftimin e këtij fenomeni.
Pagesat
Duke iu referuar përgjigjeve të studentëve të anketuar, kreu i këtij institucioni, tha se "tarifa që ata paguajnë për provimet varion nga 10-30 mijë lekë". Në këtë anketim studentët janë pyetur edhe për besimin që kanë tek transparenca e institucioneve të arsimit të lartë, ku shumica e tyre janë përgjigjur se besojnë vetëm tek institucioni i Rektorit. Publikimi i këtij vëzhgimi të mbështetur edhe nga Qeveria është bërë gjatë ditës së djeshme, e cila përkonte edhe me Ditën Botërore Kundër Korrupsionit. Vlerësimi i këtij studimi është bërë nga projekti “Rrjeti i studentëve kundër korrupsionit”, i cili i ndarë në disa faza do të përfshijë të gjitha universitetet publike e do të përmbyllet me një raport kombëtar mbi korrupsionin në arsimin e lartë. Ky është punimi i parë i këtij lloji dhe do të pasojë raportime të vazhdueshme në mënyrë periodike të shtrira në 10 universitete publike. Sondazhi u mundësua nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, si dhe është përgatitur në bazë të një pyetësori anketë, i bërë në mënyrë rastësore te studentët e moshave 18-26 vjeç.
Besimi i studentëve në institucione
Besimi i studentëve në institucione vazhdon të mbetet i ulët. Mesatarisht niveli i besimit është i theksuar ndërmjet studentëve, të cilët kanë denoncuar një rast korruptim, ndaj atyre që se kanë denoncuar këtë fenomen. Nga ku 26.4 për qind të studentëve të përfshirë në anketë kanë “denoncuar” këtë fenomen pranë drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë, ndërsa 60.6 për qind nuk kanë “denoncuar” asnjëherë ryshfetin e paguar, duke mos pasur besimin në stafet drejtuese apo në ndëshkimin që duhet dhënë.
Besimi i studentëve vetëm tek Rektori
Studentët i perceptojnë institucionet si jotransparente. Asnjë nga institucionet e vlerësuara nuk ka marrë më shumë se 7 pikë në shkallën nga 0-10, ku 0 do të thotë “Aspak transparent” dhe 10 do të thotë “Shumë transparent”. Sipas studentëve, institucioni më transparent është Rektori me 7 pikë, me 4 pikë renditet stafi akademik dhe me 0 pikë renditet administrata, e cila drejton universitetet, çka do të thotë se kjo e fundit mbetet edhe më problematikja në drejtim këtij treguesi negativ.
• Përvoja me korrupsionin
Nëpërmjet kësaj ankete, përveç perceptimit mbi korrupsionin, është realizuar edhe shqyrtimi i përvojave personale të të anketuarve me korrupsionin. Të anketuarve u është kërkuar që të shprehen nëse kanë paguar ryshfete me qëllim përfitimin e shërbimeve notë më të lartë apo për të kaluar një provim gjatë periudhës së studimeve dhe në veprimin që ata kanë me stafin akademik. Gjithashtu ata janë pyetur edhe nëse u është bërë presion nga ndonjë prej pjesëtarëve të stafeve akademike për të paguar ryshfet gjatë procesit të ndërveprimit me ta. “Duhet theksuar se ndikimin më të madh në këtë raport e kanë pasur studentët, të cilët kanë deklaruar se i kanë paguar ryshfet një pedagogu, sekseri apo shefit të departamentit, për të kaluar një provim. Përvoja të drejtpërdrejta janë quajtur rastet kur personi ka paguar ose i është kërkuar që të paguajë ryshfet”, thuhet në raportin përfundimtar.
Gjykimi mbi palët
Kur gjykojnë të dyja palët e përfshira në një “mitmarrje”, studentët tregohen më tolerantë kundrejt “dhënësve” të ryshfetit, që janë vetë ata së bashku me familjarët, dhe më të ashpër kundrejt “marrësve”, në këtë rast stafeve akademike. Një student, i cili jep ryshfet, vlerësohet si i justifikuar dhe jo i korruptuar.