E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie fituesi i projektit të parë për parlamentin e ri. Berisha: Na kërkoi shumë

Share

E mbani mend që na ishte një arkitekt austriak, që fitoi si projekti më i mirë për parlamentin e ri? Sigurisht mbani mend që ishte edhe një gazetë austriake që e shpalli fituesin disa ditë përpara se atë ta shpallte juria në Tiranë. Po ashtu mbani mend lëvizjet e Volfgang Grosruk, që u përfol si sekseri i këtij projekti. Për gjithë ju që mund ta keni harruar, Grosruk është zv/president në asamblenë parlamentare të OSBE dhe i duhet Berishës sa herë prek zgjedhjet për të thënë një fjalë të mirë. E bën këtë që nga viti 1996. Por tani Berisha na zbuloi se fituesi i këtij projekti e paska dorën e rëndë dhe kërkoka 10 përqind të investimit total. Nëse parlamenti përflitet se do shkojë deri në 110 milion euro, austriaku do merrte 11 milion euro. Gjatë një interviste në Vizion Plus, Berisha ka thënë se projekti nuk do zbatohet.

Çfarë ndodhi. Firma që fitoi na kërkoi 10% të investimit total vetëm për projektin . Tani 10% e investimit total vetëm për projektin, ky është një çmim fare i rrallë. Ndërkohë që për ndërtimin e parlamentareve të tjerë janë 5%,  4.5%; pra ishte shumë lart, ne negociuam, firma  u tërhoq ne u tërhoqëm, po zgjedhim tjetrin këto ditë dhe kjo është arsyeja, tha Berisha.

E kështu do jetë firma e dytë, e cila do shpallet fituese. Ajo firmë që fitoi nuk mund ta ndërtoi se kërkoi tek 10%, ishte pra çështje procedure. Do jete firma e dytë dhe ajo ka pranuar një çmim standard mesatar të projektit të zbatimit, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›