Bie fluksi i emigrantëve në Kapshticë e Kakavijë
TIRANË- Situatë e qetë në dy pikat kryesore kufitare që lidhin vendin tonë me shteti grek. Raportohet një rënie e fluksit në Kapshticë, ku sipas autoriteteve doganore në 24 orët e fundit kanë dalë 4 mijë persona me 1055 mjete dhe kanë hyrë 1309 persona me 438 mjete.
Këto shifra sipas autoriteteve janë krejt normale për aktivitetin e përditshëm të kësaj pike doganore.
E njëjta situatë edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Në 24 orët e fundit nga kjo pikë kanë udhëtuar drejt shtetit grek rreth 4 mijë emigrantë dhe një mijë mjete.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)