E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët shqiptarë mundësi për të studiuar në Francë

TIRANË- Maturantët shqiptarë kanë mundësi shumë të mira për të studiuar në Francë.

Fushatën për regjistrimet në Universitetet franceze e ka nisur sot ambasadorja në Tiranë, Kristin Moro, e cila nënvizoi faktin se arsimi në këtë shtet është shumë cilësor dhe kështu studentet bëhen pararoja e përpjekjeve për integrimin e vendit në BE.

Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor tha ambasasdorja janë prioritete të qeverisë franceze. Ambasadorja Franceze Kristin Moro bëri të ditur se në francë studiojnë 600 studentë shqiptare, ndërsa 83 universitetet publike janë të gatshme të mirëpresin të tjerë.

Sipas ambasadores regjistrmi në vitin e parë kushton 170 euro, ndërsa fati i fundit për të dorëzuar dokumentat është 31 janari.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›