E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me çifte 79-vjeçari, shkak depresioni

Gjirokastër-Një i moshuar nga rrethi i Gjirokastrës i ka dhënë fund jetës në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike duke u vetëvrarë me çiften e gjahut. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, M.Basho 79 vjeç, nga fshati Fushëbardhë, është vetëgoditur me çiften e gjahut në mjediset e banesës së tij. Familjarët i kanë deklaruar policisë lokale se rreth orës 03:00 duke u gdhirë dita e hënë, ata kanë dëgjuar një krismë arme që vinte nga dhoma ku ndodhej i moshuari i shtëpisë. Ata kanë nxituar për të parë se çfarë kishte ndodhur, kur kanë gjetur pa jetë 79-vjeçarin. Sipas grupit hetimor, i moshuari është vetëvrarë me çiften e gjahut, të cilën e kishte me leje. Shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike, ndërkohë që kohët e fundit ai vuante nga depresioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›