E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, përkujtohen viktimat e tragjedisë së Karaburunit

VLORË- Familjarët e viktimave të 9 janarit kanë zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës, një ceremoni në ndër të familjarëve të tyre të ndjerë.

Pas ceremonisë përkujtimore që u mbajt në zonën e Ujit të Ftohtë, me tufa lule ato i janë drejtuar bregut të detit ku kanë zhvilluar ritualin e përvitshëm të hedhjes së buqetave në ujrat e Jonit.

Familjarët ashtu sikurse dje janë shprehur të indinjuar nga sistemi i drejtësisë dhe shteti, të cilët sipas tyre edhe sepse kanë kaluar 8 vite, misteri i tragjedisë nuk është zbardhur ende.

“Kemi shkatërruar komplet ekonominë tonë, vetëm për të zbardhur këtë ceshtje. Tetë kufoma i kemi të zhdukura. Të gjitha dëshmitë flasin qartë se ata nuk janë në det. Të japim kufomën babës dhe nënës që të keën një vend ku të qajnë”,- u shpreh i indinjuar një familjar.

“Zoti pastë mëshirë për ata që shkaktuan këtë tragjedi dhe vijonë tq mbrojnë”,- u shpreh një familjare e prekur.

Më 9 janar të vitit 2004 gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›