Bie helikopteri, raportohen tre të vdekur
Berlin, 4 Shkurt NOA - Një helikopter amerikan
u rrëzua pranë Viernheim, në jugperëndim të Gjermanisë, bëjnë të ditur burime
zyrtare policore në Berlin.
Avioni ka rënë në orën 18:20 në një pyll përgjatë autostradës A67, midis
Viernheim dhe Lorsch dhe tre personat që ndodheshin në bordin e helikopterit humbën
jetën, deklaroi policia e Darmstadt.
a.k/NOA