E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie i nxehti pervelues. Nga neser fillon renia me dy grade

Të nxehtit përvëlues do të mund ti shpëtojmë gradualisht duke nisur nga dita e martë deri në fund të javës. Specialistët e motit pranë Meteoalb sqarojnë se cdo ditë temperaturat do të zbresin me nga 2 gradë dhe në fundjava, që përkon dhe me ditët e para të stinës së vjeshtës do të jëtë më e freskët.

“Temperaturat do të kenë një rënie me nga dy gradë çdo ditë duke bërë që vlera më e lartë të mos e kapërcejë 32 gradëshin. Përsa I përket vlerave minimale, në mëngjes do të shënohen edhe vlera 7-8 gradë, kryesisht në pjesën e juglindjes”“- tha meteorologia Lajda Porja.

Java e parë e shtatorit, që nisën këtë të enjtë sipas Porja do të jetë e ngrohtë dhe 2 gradë më shumë se ditët e para të një vjeshte të zakonshme. Por nuk do të mungojnë reshje të dobta shiu në veri të vendit.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›