Bie interesi për universitetin, vetëm 35 studentë plotësojnë A3
Autori i Lajmit: red.
Të paktën 35 kandidatë për studentë, të cilët nuk kanë rezultuar fitues në dy fazat e para, kanë plotësuar formularin A3 në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës. "Numri i kandidatëve për të ndjekur për herë të parë vitin akademik 2008-2009 në auditoret e universitetit është tepër i ulët, pasi maturantët që nuk fituan të drejtën gjatë fazës së parë dhe të dytë janë regjistruar në universitetet private brenda ose jashtë vendit", thanë burime zyrtare pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale. Sipas burimeve, gjatë fazës së tretë kishin parashikuar të plotësonin formularin A3 mbi 300 maturantë në rang qarku, por për shkak të rregullores së re të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, shumica e maturantëve kanë gjetur si rrugëzgjidhje universitetet private dhe univeristetet jashtë vendit. Të njëjtat burime theksuan se një faktor tjetër që zvogëloi shifrat e regjistrimit gjatë fazës së tretë ishte përjashtimi i maturantëve që nuk fituan pikë minimale në provimet me përzgjedhje. "Numri i këtyre maturantëve në rajonin jugor është disi i lartë, pasi rregullorja e MASH e përjashtoi këtë kategori maturantësh", nënvizuan burimet, duke shtuar se në rast se kësaj kategorie i jepet mundësia të regjistrohet, numri i kandidatëve do të rritet. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës përfunduan këtë vit ciklin parauniversitar mbi 2000 maturantë. Për shkak të ndryshimit të rregullores, 15 për qind e maturantëve nuk përfituan të drejtën të regjistrohen në universitet, pasi ata figuruan ngelës në një nga provimet me përzgjedhje.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008