Vitamina C, barrikadë për tensionin dhe zëmundjet e zemrës
Autori i Lajmit: red.
Më parë se të themi efektet e vitaminës C në organizëm, duhet të themi se çfarë pasojash ka mungesa e saj .
Mungesat e vogla sjellin dobësi, dobësim të mishrave të dhëmbëve si dhe rënie të dhëmbëve, disa herë dhe dhimbje trupore për arsye se vitamina C ndikon në formimin e kolagjenit, substancës lidhëse të indeve.
Mungesat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje, deficit imunitar, gjë që dëmonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulët i saj shoqërohet me rritje të tensionit arterial dhe rrit mundësinë e goditjes së zemrës, rrit rriskun për katarakt të syve si dhe nje risk i lartë për shumë tipe të kancerit si ai i prostatës, kollon, i mushkërive etj.
Astma dhe alergjia
Studimet kanë treguar prezencën e saj në rrugët e ajrit dhe pamjaftueshmëria e saj ka qenë e shoqëruar me ngushtime bronkiale si dhe reduktim të vetë aktivitetit të mushkerive. Vitamina C ndikon në prodhimin e kolagjenit –cementes ndërqelizore që mban të lidhura indet bashkë dhe i jep strukturën kockave, kartilagove, ligamenteve, muskujve si dhe është shumë e rëndësishme për lëkurën dhe kornean e syrit (e bardha e syrit). Gjithashtu, ajo ndikon në çlirimin e nxehtësisë nga indet si dhe ndikon në forcimin e mishrave të dhëmbëve dhe në kockat e thyera. Personat që marrin doza të larta të vitaminës C janë provuar që të kenë një reduktim të riskut për dhembje gjuri.
Që nga viti 1954 kur McCormick një mjek kanadez, formuloi hipotezën se kanceri është sëmundje e kolagjenit, u tha se indirekt ajo është vetë një deficiencë e vitaminës C, përderisa kjo e fundit ndikon direkt në formimin e kolagjenit. Sot dihet se vitamina C është një antioksidante e fuqishme dhe studimet kanë treguar se sasia e saj e lartë në organizëm, ka zvogëluar riskun e kancerit të stomakut, prostatës etj. Në doza mbi 1 gramë, ajo përdoret sot në të gjithë të sëmurët me tumore, përfshi dhe gjendjet pas operacioneve.
Vitamina C ka një ndikim të konsiderueshëm në neurotransmetimin nervor, pasi ajo është parësore në konvertimin e shumë substancave neurotransmetuese në transmetimin e impulseve nervore përmes sinapseve ( hapësirat ndërneuroneve ose qelizat nervore). Neurotransmetues si serotonina, dopamina dhe norepinefrina janë përgjegjëse për neurotransmetimin, dëmtimet e të cilave çojnë në sëmundje psikiatrike.
Vitamina C asiston në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe përmirëson metabolizmin tek diabetikët jo insulinovartës. Gjithashtu, vitamina C ka një efekt parandalues të katarakteve të syve (perdja e syrit) , kur ajo merret rregullisht, sidomos kjo më e theksuar te gratë. Duke ndikuar direkt në absorbimin e hekurit nga zorrët e njeriut, ajo përdoret dhe në shumë anemi, veçanërisht në ato nga mungesa e hekurit. Një studim interesant me 13.000 njerëz tregoi se 34% e tyre që kishin nivele të ulëta të vitaminës C, kishin risk për sëmundje të fshikëzës së tëmthit. Duhet të theksojmë sot, se studimet më të fundit tregojnë, se doza të larta të vitaminës C arrijnë të frenojnë shkaktarin e ulçerës së stomakut.
Vitamina C
Parandalon gjakosjen e mishrave të dhëmbëve
Fillojeni ditën tuaj, duke pirë një gotë të madhe me lëng portokalli të freskët. Gjatë ditës konsumoni brokoli të zier, speca dhe kivi. Do të vini re menjëherë se si organizmi do të ndihet më i tonifikuar dhe me më shumë energji. Vitamina C ndihmon në parandalimin e gjakosjes së mishrave të dhëmbëve dhe në përgjithësi vepron si mburojë e fuqishme kundër infeksioneve. Vitamina C është një nga protagonistet kryesore në botën e kozmetikës, sepse i fal lëkurës shkëlqim dhe shëndet, duke larguar qelizat e vdekura. Një nga aftësitë e saj më të rëndësishme është vetia antioksiduese, duke shtuar kështu jetëgjatësinë e qelizave dhe duke larguar toksinat.
Kompleksi i vitaminave B (B1, B2, B3, B6, B12)
Nëse keni flokë të dobët, muskuj të pastërvitur dhe lëkurë sensitive, preferoni të konsumoni brokoli, peshk dhe perime të gjelbra, të cilat do t ju ofrojnë dozën e përditshme të vitaminave për të cilat keni më shumë nevojë. Vitamina B6 në veçanti, ndihmon në uljen e peshës. Vitamina B2 ju ndihmon të keni flokë, thonj dhe lëkurë të shëndetshme, ndërsa provitamina B5 është e nevojshme për rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Vitamina A, mbron sytë dhe lëkurën
Gjendet qumështi, veza, margarina, gjalpi, djathi, peshku, karrota, speci i kuq, kungulli etj.
Vitamina A është një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe syve. Do ta gjeni në qumësht dhe në peshqit e majmë. Ofrohet në formë në një substance të quajtur retinol. Retinoli, i cili prodhohet nga organizmi nga B-karoteni, i cili gjendet në perimet e gjelbra dhe frutat e gjelbra e të verdha. B-karoteni ndihmon në ndalimin e plakjes së qelizave, duke ju ndihmuar kështu të bëni një lifting natyral. Ndihmon gjithashtu në ndalimin e shfaqjes së njollave të lëkurës. Retinoli është mjaft delikat dhe disa herë shkatërrohet shpejt duke u bërë substanë toksike. Për këtë arsye, në produktet kozmetike përdoret proretinoli, i cili mban vetëm avantazhet e retinolit për lëkurën dhe jo disavantazhet e tij. Nëse përdorni produkte kozmetike për lëkurën tuaj, preferoni ato që përmbajnë proretinol.
Vitamina A është e rëndësishme edhe për zhvillimin e trupit të njeriut. Eshtë e rëndësishme për lëkurën, veçanërisht përmendet këtu sipërfaqja e veshjeve të brendshme të kanaleve bronkiale. Ndihmon shumë në shqisën e të parit. Megjithëse është vështirë ta kuptojmë mungesën e saj, atë mund ta dallojmë kur kemi ankime të të parit tonë në dritë të zbehtë, kur lëkura është e thatë ose kur ulet rezistenca e trupit ndaj infeksioneve. Gjendet tek qumështi, veza, margarina, gjalpi, djathi, peshku, karrota, speci i kuq, kungulli etj.
Vitamina D
Ndihmon shpëndetin e kockave, të muskujve dhe nervave
E gjeni te peshku, margarina, qumeshti dhe veza
Nëse ju shqetëson problemi i shfaqjes së karies në dhëmbë, atëherë një grusht frytesh të thata (arra, bajame, lajthi), pak peshk salmon, dhe 2 vezë janë zgjidhja e tij. Të gjitha këto ushqime do ta shdërrojnë provitaminën në vitaminë me ndihmën e rrezeve të diellit, dhe do të gjallërojnë zemrën dhe sistemin tuaj nervor. Vitamina D, siç e njohim të gjithë, ndihmon në forcimin e kockave, duke ju mbrojtur kështu nga shfaqja e osteoporozës. Konsumoni sallata të freskëta, duke i prerë perimet në copa sa më të mëdha, në mënyrë që të mos shkatërrohen vitaminat. Disa prej ushqimeve që përmbajnë vitaminë D me shumicë janë: Ngjalat, peshku salmon, sardelet, qumështi etj.
Vitamina D shërben për përthithjen e kalciumit nga ushqimet, ndihmon në punën e kalciumit dhe fosforit në trup. Duke bashkëpunuar me kalciumin, ndikon në rritjen dhe shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve; dhe në shëndetin e nervave dhe të muskujve. Mungesa e saj në trup sjell infeksione në kanalet e frymëmarrjes tek fëmijët, dobësi muskulare dhe mosrritje të kockave, anemi. Nëse ekziston mungesa tek fëmija gjatë kohës kur ai është në rritje, vihet re deformimi i kockave, sepse ato janë të pafuqishme për të mbajtur peshën e tij. Kur mungesa e saj është në mosha të mëdha, sjell dobësi të kockave, duke shkaktuar dhimbje. Drita e diellit është e rëndësishme në përpunimin e vitaminës D. Gjendet sidomos tek peshku, sardelet, dhe në sasi më të vogla, tek margarina dhe veza.
Vitamina E, vitamina e bukurisë
Vaji i ullirit, soja, frytet e thata dhe drithërat me gjithë lëkurë përbëjnë burimet kryesore të kësaj vitamine. Vitamina E përdoret në kozmetikë për të mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme e për t i dhënë asaj më tepër elasticitet. Gjithashtu, ajo përforcon prodhimin e kolagjenit nga organizmi. Kolagjeni është një substancë e nevojshme për ruajtjen e bukurisë së fytyrës. Vitamina E ka aftësinë të kurojë shenjat e fytyrës, nëse merret në formë ampulash ose injeksionesh Nëse jeni në moshë 30 vjeç e lart, preferoni produkte kozmetike që përmbajnë vitaminë E.
Përgatiti: D.Kona
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008