Studimet part-time, do të vendoset mesatarja për degët me shumë kërkesa
Autori i Lajmit: red.
Udhëzimi për fillimin e programeve të studimeve universitare me kohë të pjesshme (part-time), do të jetë gati pasi të përfundojnë rishpërndarjet e 4000 kuotave vakante dhe regjistrimet në programet e studimit të ciklit të dytë e Master i nivelit të parë. Burime zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, bënë të ditur se aktualisht po njihen me kuotat e propozuara nga universitetet për përgatitjen e udhëzimit për studimet part-time. Bashkë me publikimin e udhëzimit do të përcaktohen tarifat e studimit dhe kriteret e pranimit në studimet me kohë të pjesshme. Pas një viti pezullimi, sistemi i studimeve me kohë të pjesshme, do të rifillojë sërish në muajin nëntor. Përveç kërkesave për shtimin e kuotave të pranimeve, këtë vit, universitetet kanë kërkuar ulje të tarifave të studimeve për disa degë të caktuara. Ulja e tarifave propozohet për çmimet nga 150.000 lekë, në 100.000 lekë. Drejtues të fakulteteve që do të ofrojnë këtë cikël studimesh, janë shprehur se në rast se kërkesat për ndjekjen e studimeve në sistemin part-time do të jenë më të larta se kuotat e propozuara, një ndër kriteret kryesore të përzgjedhjes, do të jetë mesatarja, por nuk përjashtohet as mundësia e zgjedhjes me anë të provimeve, në raste të caktuara.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008