Topi mbron Ramën: “Të mos sulmohen institucionet e pavarura”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kreu i Shtetit ka shprehur dje mbështetjen maksimale për të mbrojtur institucionet e pavarura nga influenca politike. Presidenti i vendit dhe njëkohësisht kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi, pohoi se nuk duhet të sulmohen institucionet e pavarura. Deklarata ka lanë të nënkuptohet mbështetja e tij e plotë për Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Kreu i akuzës ka bërë pothuajse të njëjtën deklaratë një ditë më parë. Mbështetjen ndaj institucioneve të pavarura Kreu i Shtetit e ka bërë dje gjatë mbledhjes së radhës së KLD-së, e cila është zhvilluar në Peshkopi. Ndërkohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur dje ndëshkimet e para në radhët e gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion. Në mbledhjen e djeshme të tij, Këshilli shkarkoi një gjyqtare të Gjykatës së Vlorës dhe pezulloi dhe hoqi imunitetin për një tjetër gjyqtar.
Mbledhja
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë vendimin për shkarkimin e një gjyqtareje nga Vlora dhe për pezullimin nga detyra dhe heqjen e imunitetit për një tjetër gjyqtar. Anëtarët e KLD votuan për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Mirela Mishgjoni. Vendimi i KLD-së erdhi pasi gjyqtarja në fjalë ka abuzuar me detyrën e saj. Burime nga KLD bëjnë të ditur se, pak para këtij vendimi, KLD mori vendim për pezullimin dhe heqjen e imunitetit të gjyqtarit Vesel Bako. Gjyqtari ishte filmuar duke marrë ryshfet. Shkarkimi i gjyqtares dhe heqja e imunitetit për gjyqtarin, i hap rrugë procedimit penal ndaj tyre. Po sot do të diskutohej edhe rasti për gjyqtarin Murat Lleshi. KLD e shtyu procedimin ndaj tij, pasi gjyqtari Lleshi nuk u paraqit në mbledhjen e Këshillit. Në fillim të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, kryetari i këtij këshilli, presidenti Bamir Topi, premtoi luftë të ashpër dhe pa kompromis ndaj korrupsionit në gjyqësor. Në një mbledhje me dyer të hapura të këtij këshilli, Topi tha se çdo gjyqtar që abuzon me detyrën do të ndëshkohet, dhe për këtë Kreu i Shtetit ka kërkuar vetëpastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit dhe abuzuesit me detyrën. Gjatë mbledhjes së djeshme të KLD-së, është lajmëruar nisja e një procedimi disiplinor për rreth 12 gjyqtarë të gjykatave të ndryshme në vend, të akuzuar se kanë abuzuar me detyrën. Nga kontrolli i Inspektoratit të Lartë të KLD-së janë gjetur shkelje në dosjet që këta gjyqtarë kanë gjykuar.
Gjyqtarët
Gjyqtarët e tjerë, të cilët do të merren në shqyrtim janë të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore, Sarandë, Elbasan si dhe të Gjykatave të Apelit Tiranë, Vlorë si dhe të Apelit Ushtarak.
Mes gjyqtarëve që do të procedohen nga KLD janë dhe tre gjyqtarët e Apelit Ushtarak, të cilët më 2005 liruan nga akuzat Mihal Delijorgjin, biznesmenin e arrestuar si një nga përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit. Gjyqtarët Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naim Pejo do të procedohen për vendimin e datës 17 dhjetor 2007, ku administratori i shoqërisë “Përparimi sh.a”, i shpëtoi akuzës së kontrabandës me mallra të tjerë.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008