Bursa për në universitetet amerikane, aplikimi deri në dhjetor
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (SOROS) dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë njoftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për studime 4-vjeçare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2009-2010. Degët që ofrohen në këtë Universitet janë: Ekonomik, Administrim Biznesi, Informatikë (Shkenca Kompjuterike), Histori, Gazetari, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime të Evropës Juglindore, Studime Evropiane dhe Matematikë.
Kriteret
Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme ose ta kenë përfunduar atë; të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze( të folur dhe të shkruar). Për këtë qëllim të gjithë aplikantët e përzgjedhur do t i nënshtrohen provimeve TOEFL dhe SAT. Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë të tri viteve të kaluara.
Aplikimet
Informacion më të hollësishëm do të gjeni në formularët përkatës, të cilët mund t i tërhiqni pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS ose mund t i shkarkoni në format elektronik duke klikuar këtu. Gjithashtu, mund të aplikoni online në faqen e Internetit të Universitetit: www.aubg.bg Për më shumë detaje kontaktoni me koordinatoren e bursave pranë Fondacioni Soros ose në Tel: +355-42-235856, 248-213 Fax: +355-42-235-855 ose në adresën e E-mail: ibakshevani@osfa.soros.al.
Formularët
Formularët e plotësuar, së bashku me dokumentacionin shoqërues, duhet të dorëzohen në dy kopje pranë Fondacionit SOROS deri më 19 DHJETOR 2008. Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) për më tepër informacion rreth këtyre bursave do të organizojnë një konferencë shtypi (mbrëmja e AUBG) më 31 tetor 2008, ora 18:00 pranë hotelit “Grand”, Tiranë. Në këtë mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Universitetit si edhe ish-studentë të këtij universiteti, nga ku aplikantët e rinj mund të mësojnë më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008