Kuotat vakante, 1200 kandidatë plotësojnë formularin A3
Autori i Lajmit: red.
Rreth 1200 kandidatë për studentë në kryeqytet, të cilët nuk kanë rezultuar fitues gjatë dy fazave të para, kanë plotësuar formularin A3. Lajmi u konfirmua nga specialistë të Drejtorisë Arsimore në Tiranë. Kjo e fundit, bazuar në udhëzimin e MASH për 4000 vendet vakante nëpër universitete, do të dorëzojë sot paradite 1200 formularët e aplikuar në Agjencinë Kombëtare të Pranimeve (APRIAL), strukturë që do të përcaktojë kandidatët fitues, deri më 5 nëntor. Aplikimi i formularit A3 nisi gjashtë ditë më parë në Drejtorinë Arsimore në Tiranë. Në këtë formular, ishin pothuajse të gjitha degët universitare, pasi edhe në ato fakultete me kuota të plotësuara janë shtuar nga 5 ose 10 kuota, por gjenden dhe degë të reja, të cilat janë hapur së fundmi nga Këshilli i Ministrave. Pas përpunimit të formularëve A3 nga APRIAL, pritet që më 5 nëntor të shpallen fituesit. Rezultatet e fituesve do të përcaktohen nga Agjencia Kombëtare e Pranimeve (APRIAL), sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, provimeve të "Maturës Shtetërore", disa programeve studimi, rezultateve të konkursit si dhe vullnetit të kandidatëve i shprehur përmes preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre në formularin A3. Pas përpunimit të rezultateve nga APRIAL, MASH do t i dorëzojë këto lista pranë universiteteve më 6 nëntor, kur do të nisë dhe afishimi i tyre. Regjistrimi i kandidatëve fitues do të bëhet pranë sekretarive të fakulteteve nga data 7 deri në 15 nëntor. Në rast se kandidatët fitues nuk kanë dëftesë pjekurie origjinale, duhet të paraqesin dublikatën e dëftesës së pjekurisë së lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse. Këta kandidatë do të evidentohen edhe në lista të veçanta nga sekretaritë e fakulteteve, të cilat do të verifikohen nga MASH. Dokumentet që duhen dorëzuar në sekretaritë e fakulteteve janë: Dëftesë pjekurie, certifikatë lindjeje me fotografi, 2 fotografi dhe mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008