Kompensimi financiar, në garë 230 ish-pronarë
02/07/2009 Nëndrejtori i AKKP-së, Çelo: Procesi i aplikimeve po ecën normalisht
Rreth 230 aplikime për kompensimin financiar janë regjistruar deri tani në zyrat e AKKP-së. Nëndrejtori i Agjencisë së Pronave, Genci Çelo, bën me dije se mund të aplikojë kushdo që nuk ka bërë asnjëherë aplikim gjatë viteve të mëparshme. Që prej 15 qershorit, vetëm këto kërkesa janë paraqitur. "Fluksi ka qenë më i madh në fillim të procesit, nga 40 kërkesa në ditë janë paraqitur. Ndërsa tani kemi vënë re një rënie të fluksit. Çdo ditë ka nga 5-10 kërkesa", - shprehet Çelo. Madje, sipas tij, pritet që të mos ketë ndonjë fluks në rritje gjatë ditëve të ardhshme, sepse edhe fondi është i kufizuar.
Aplikimet
Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës. Ato janë kryesisht vendimet e komisioneve së bashku me planvendosjen përkatëse, hapi i trashëgimisë, prokura e posaçme. Personat që kanë dorëzuar kërkesat e tyre në vitin 2008 dhe nuk kanë përfituar për shkak të mbarimit të fondit të kompensimit, ata do të kenë më pak dokumentacion për të paraqitur. Ata do të plotësojnë vetëm formularët. Ky është viti i pestë që në buxhetin e shtetit parashikohet fond për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Për këtë vit pritet që të kompensohen financiarisht rreth 150 ish-pronarë, nga 600 që nuk përfituan vitin e kaluar. Procedurat e aplikimit janë të hapura edhe për ata qytetarë që nuk përfituan nga aplikimi i një viti më parë, por edhe për gjithë të interesuarit e tjerë që nuk kanë marrë pjesë asnjëherë më parë në këtë proces. Për ata që ishin të listuar në vitin 2008 dhe që nuk u shpallën fitues, aplikimi do të jetë vetëm me një kërkesë të thjeshtë pranë zyrave të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Kompensimi në shtator
Fondi 600 milionë lekë në dispozicion për kompensimin financiar të ish-pronarëve do të shpërndahet në shtator. Ditët e para të muajit shtator pritet të nisin me kompensimin e kësaj kategorie, nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Genci Çelo, shprehet se aktualisht procesi i pranimit dhe regjistrimit të kërkesave po ecën normalisht dhe sipas të gjitha parashikimeve. Kriteret e kompensimit nuk kanë ndryshuar me vendimin e ri të qeverisë, por janë ato të një viti më parë. Nga ky fond përfitojnë subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur e gjitha për kompensim. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave vazhdon deri më 14 korrik, pra 30 ditë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, pranimin e kërkesave. Sipas nëndrejtorit të AKKP-së, Genci Çelo, subjektet prona e të cilave është e gjitha për kompensim, pra nuk duhet të kenë përfituar nga kthim edhe kompensime të mëparshme dhe njëkohësisht nuk duhet të kenë përfituar nga shpërndarja e tokës sipas ligjit 7501. Gjithashtu kompensimin do të kryhet deri në 200 metra truall", - tha Çelo.
Vendimi
Sipas vendimit, subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur e gjitha për kompensim, do të kompensohen sipas radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, nga kthimi fizik i pjesshëm i pronës, nga e drejta e parablerjes dhe nga zbatimi i ligjit nr. 7501. "Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. Kompensimi të bëhet vetëm për deri 200 m2 të sipërfaqes truall, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës, që kompensohet", - thekson vendimi i qeverisë.
Dokumentacioni
Ish-pronarët që nuk kanë aplikuar më parë, në bazë të ligjit, duhet të plotësojnë dhe të paraqesin pranë zyrës së AKKP-së në qendër disa dokumente. Mes tyre janë kërkesa për kompensim në të holla, deklarata për pranimin e kritereve për kompensim, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me plan-vendosjen përkatëse, të njehsuara nga institucioni ku ato janë të arkivuara, dëshminë e trashëgimisë, prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të subjektit të shpronësuar, fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit të pajisur me prokurë, dokumentin që vërteton vendbanimin më 19.7.1991 të subjektit të shpronësuar mandatpagesën.