E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie makina në Drin, vdesin dy persona

Autori i Lajmit: red.
Dy të rinj kanë humbur jetën dje, pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në ujërat e lumit Drin. Fatjon Methasani nga Peshkopia, student në Shkodër dhe Moisi Karasani, 40 vjeç, kushërinj, kanë rënë në orët e para të ditës së djeshme në lumë së bashku më makinën, për shkak të shpejtësisë së madhe. Burime nga policia bënë të ditur se ata po udhëtonin nga Shkodra në Tiranë, pasi kanë darkuar me miq të tyre në Shkodër. Makina ka devijuar rrugën e ka rënë në lumë, duke shkaktuar një aksident fatal për ta. Burimet policore kanë konfirmuar se personi që u aksidentua në lumin Drin, është Moisi Karasani, një ushtarak nga Dibra. Ai ka qenë duke u udhëtuar me mjetin e tij tip golf 3 me targa italiane PI588551, teksa ka devijuar rrugën duke përfunduar në rrjedhën e Drinit. Karasani ishte nga qyteti i Peshkopisë, por jetonte në Tiranë. Ushtaraku gjeti vdekjen me mjetin e tij, ndërsa aktualisht nuk flitet për viktima të tjera. Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga lumi Drin rreth orës 09.55. Policia sapo ka bërë identifikimin e kufomës dhe mësohet se i përket shtetasit Moisi Karasani, 40 vjeç nga qyteti i Peshkopisë. Ai ka qenë në makinën që ra mbrëmë në këtë lumë teksa udhëtonte për në Shkodër. Polumbarët e RENEA-s janë zhytur në thellësitë e Drinit për të kërkuar pasagjerët e aksidentuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së djeshme, kur një mjet tip “Volksvagen” doli nga rruga, rrëzoi bordurat mbrojtëse dhe përfundoi në ujërat e thella të këtij lumi. Vendi ku ka rënë automjeti ka thellësi prej 6 metrash.

Ky lajm është publikuar: 13/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›