I vuri tritolin diskos, arrestohet
Autori i Lajmit: red.
Është arrestuar dje autori që i vuri tritol diskos në qytetin e Fierit. Shtetasi Dionois Filipi, 29 vjeç, akuzohet për veprën penale të posedimit të lëndëve plasëse dhe për armëmbajtje pa leje. Burime nga policia bënë të ditur se ai dyshohet se është autori i ngjarjes së shpërthimit me eksploziv të një diskoje. Sipas policisë, veprimi i tij është kryer për motive të dobëta. Ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën një armë tij automatik “Kallashnikov” me një fishek në fole. Policia njoftoi dy net më parë vendosjen e një sasie tritoli në një disko në lagjen "Apolonia" të qytetit Fier, rreth 300 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë. Pronari i kësaj diskoje është arrestuar që para tri javësh me urdhër arresti të ardhur nga drejtësia italiane, pasi në këtë shtet ishte i dënuar me 23 vjet burg për trafik lëndësh narkotike. Sipas burimeve të para të informacionit, mësohet se pronari i diskos dhe atentatori që vuri eksplozivin ishin në konflikt mes tyre. Shpërthimi i mbrëmshëm, nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008