Bie makina në humnerë, një i vdekur dhe 2 të plagosur

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Gri në Tropojë, kur një automjet ka përfunduar në një humnerë.
Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Sokol Perpalaj, 28-vjeç, shef finance në komunën e Lekbibajt, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas policisë, dy personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin civil të qytetit të Bajram Currit dhe gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë.
Mësohet se aksidenti ndodhi pasi një furgon, me të cilin udhëtonin 3 persona, në afërsi të fshatit Gri ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë disa dhjetëra metra poshtë rrugës. /Start/
2012-04-19 09:02