Imami në Bruksel: Shqipëria trajnim forcave afgane

Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Çikagos që do të zhvillohet më 20-21 maj 2012, ku Shqipëria mbështet paketën e planit të mbrojtjes së NATO-s deri në vitin 2020, i njohur ndryshe me emërtimin “Smart Defence” dhe programin e mbrojtjes anti-raketore.
Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s kanë konfirmuar edhe një herë se tranzicioni i kompetencave të sigurisë nga forcat e NATO-s tek autoritetet afgane do të fillojë që në vitin 2013 dhe do të përfundojë në fund të 2014-ës.
“NATO, nuk do ta braktisë Afganistanin, pavarësisht kostove financiare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë në plan të tërheqin trupat luftarake nga vendi deri në vitin 2014. Në mënyrë që ne t’i përgjigjemi afatit tonë, duke përfunduar tranzicionin në fund të 2014, duhet ta fillojmë këtë proces që në 2013-ën, ndoshta nga mesi i 2013-ës. Pra, nuk ka kontradikta duke përmendur mesin e 2013, si datë ku do të fillojë tranzicioni dhe fundi i 2014 si datë ku ky tranzicion do të përfundojë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes, Arben Imami theksoi se NATO nuk do të lejojë që Afganistani të kthehet pas 2014 në një parajsë për terroristët, ndaj trajnimi i forcave afgane është i një rëndësie të veçantë dhe në këtë kuadër edhe Shqipëria ka rolin e saj.
“Do të ketë një financim të rëndësishëm. Republika e Shqipërisë e ka marrë këtë vendim dhe do të ketë një pjesë modeste, aq sa i takon për madhësinë e buxhetit të saj, por do ta japë atë kontribut pas vitit 2014”, nënvizoi Imami. Në Samitin e Çikagos do të vendoset mbi angazhimin e ardhshëm të NATO-s në Afganistan, duke përfshirë dhe financimin e tij në një kohë të mprehtë krize ekonomike dhe financiare. Ky financim pritet të jetë prej 4 miliard dollarësh çdo vit që prej 2015, ka theksuar më tej kreu i Mbrojtjes Shqiptare.
Një temë tjetër e rëndësishme është edhe “Mbrojtja e zgjuar”, e nevojshme për NATO-n lidhur me reformimin e saj për sfidat e këtij mijëvjeçari. Kjo përbën edhe zemrën e strategjisë së NATO-s për vitin 2020. /Start/
2012-04-19 14:01