Shoqëria civile kërkon President konsensual

Këto shoqata, duke cituar nenin 86 të Kushtetutës së vendit, theksojnë se kreu i Shtetit përfaqëson unitetin e popullit dhe si i tillë është i domosdoshëm fryma e mirëkuptimit dhe të dialogut konstruktiv gjatë këtij procesi.
“Klasa politike, pa dyshim ka një rol të rëndësishëm në këtë proces, por e shikojmë të nevojshme të theksojmë se zgjedhja e kryetarit të shtetit nuk mund dhe as nuk duhet të jetë monopol i partive politike parlamentare. Konsensusi i gjerë për zgjedhjen e Presidentit/es të vendit, si dhe diskutimi e konsultimi me grupe të ndryshme shoqërore, si ato të sektorit akademik, të shoqërinë civile, specialistë të shquar të medieve, organizatat e profesionistëve etj., do ta bënin më gjithëpërfshirës dhe transparent këtë proces”, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se deputetët duhet të zgjedhin një president që të qëndrojë mbi palët, integritet të lartë moral; me kuraje civile dhe bashkëpunuese si dhe të mbajë një komunikim konstruktiv dhe të vazhdueshëm me organet e tjera të shtetit dhe publikun e gjerë. /Start/
2012-04-19 13:42