E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil skandali i korrupsionit

Në Brazil kanë nisur hetimet për një denoncim që është bërë nga botuesi Markos Valerio. Dosja e hetimeve përfshin në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe ish presidentin da Silva. Kërkesa për hetimin e tij ka dalë nga prokuroria e përgjithshme dhe policia federale. Valerio, i cili ndodhet në burg, konsiderohet si drejtuesi i skemës së korrupsionit të njohur si “Mensalao”. Në bazë të deklaratave të tij, cdo gjë ka nisur nga filiali i Portugal Telecom në Kinë. Që andej ish presidenti brazilian ka autorizuar transferimin e 7 milionë dollarëve për të financuar partinë e tij në fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit 2005. Sipas Valerios, Da Silva ka qenë në dijeni që në fillim për ekzistencën e “Mensalao”, që në Brazil konsiderohet si rasti më i madh i korrupsioit në historinë e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›