Bie mbështetja për Obamën
Në anketën e fundit, të bërë nga Universiteti "Quinnipiac", mbështetja për presidentin amerikan, Barack Obama, ka rënë në nivelin më të ulët deri tani, në 44 për qind, ndërkohë që 48 për qind e të anketuarve nuk janë dakord me mënyrën se si i trajton çështjet presidenti.
Mbështetja për zotin Obama ka shënuar rënie për muaj me radhë, thotë përfaqësuesi i Universitetit Quinnipiac, Peter Brown.
"Kjo nuk ka ndryshime të shumta me anketat e muajve më parë, por po ta krahasosh me një vit më parë, presidenti Obama gëzonte një mbështetje prej 57 për qind, ndërsa 33 për qind janë shprehur kundër tij”, tha Brown.
Brown thotë se arsyeja kryesore për rënien e mbështetjes për Obamën është ekonomia, kryesisht papunësia e madhe. Por ai thotë se mbështetja për presidentin po bie edhe në fusha të tjera.
"Presidenti merr nota negative për një numër çështjesh, si trajtimi i ekonomisë, politika e jashtme, çështja e Afganistanit, trajtimi i situatës së rrjedhës së naftës në Gjirin e Meksikës dhe imigracioni i paligjshëm. Në të gjitha këto aspekte, një numër më i madh pjesëmarrësish në anketa nuk e miratojnë punën që po bën presidenti", shtoi Brown.
Mbështetja për presidentin ka pësuar një rënie të qëndrueshme edhe në anketa të tjera gjatë muajve të kaluar. Mbështetja e ulët për presidentin gjatë zgjedhjeve për në Kongres, shpesh shihet si një shenjë e rrezikshme për partinë e presidentit, thotë Brown.
"Politika është një lojë në grup dhe presidenti Obama është kapiteni i ekipit demokratik dhe nëse ai nuk po ecën mirë, edhe pjesa tjetër e ekipit gjendet në të njëjtën situatë", theksoi Brown.
Një tjetër anketë këtë javë, e përqendruar tek e ashtuquajtura lëvizja “Tea Party”, një grup konservator amerikan, i kundërshton ashpër politikat e ndjekura nga presidenti Obama, gjë që do t’i ndihmojë shumë republikanët të fitojnë në zgjedhjet e nëntorit.
Të dhënat u mblodhën nga anketuesit demokratë Stan Greenberg dhe James Careville, të cilët kanë punuar më parë për presidentin Bill Clinton. Anketa arriti në përfundimin se një në çdo katër votues të mundshëm këtë vit, mbështet lëvizjen Tea Party dhe se 86 për qind e tyre janë ose mbështetës, ose simpatizantë të Partisë Republikane.
92 për qind e tyre nuk e miratojnë punën e presidentit Onama, dhe 94 për qind e mbështetësve të lëvizjes Tea Party thonë se do të votojnë këtë vit, gjë që i bën ata një forcë politike, thotë anketuesi Stan Greenberg.
"Na është mbushur mendja se lëvizja Tea Party është reale, është shumë e rëndësishme dhe do të ketë ndikim të madh në zgjedhjet e këtij viti dhe faktikisht ndikimi mund të jetë përtej zgjedhjeve të këtij viti," - thotë ai.
Ekspertët politikë parashikojnë se republikanët do të kenë arritje të mëdha në garën elektorale për në Kongres, ndoshta duke fituar vende të mjaftueshme për të marrë kontrollin e njërës ose dy dhomave të Kongresit amerikan.
Republikanët duhet të fitojnë 39 vende për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 10 vende për të siguruar shumicën në Senat.