SHBA dhe Koreja e Jugut vazhdojnë manovrat
Me gjithë gjestet kërcënuese të Koresë së Veriut, forcat e armatosura amerikane kanë vazhduar stërvitjen e madhe ushtarake detare me njësitë e Koresë së Jugut.
Sipas të dhënave ushtarake po kryhen stërvitje ushtarake që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga nëndetëset armike.
Stërvitjet katërditore filluan të dielën në ujërat e Detit Japonez me pjesëmarrjen e rreth 8000 ushtarëve nga të dy vendet, nëndetëse, anije luftarake dhe rreth 200 aeroplanë.
Stërvitja "Shpirti i Pamposhtur" konsiderohet si demonstrim i fuqisë kundrejt Phenianit. Koreja e Veriut ka kërcënuar para fillimit të stërvitjeve me përdorim të armëve bërthamore dhe një "luftë hakmarrëse të shenjtë".
Këto ushtrime po mbahen si reagim ndaj shkatërrimit të luftanijes së Koresë Jugore në muajin mars, për të cilin fajësohet Koreja Veriore.
Pheniani ka protestuar fuqishëm kundër ushtrimeve, duke i cilësuar ato si provokim.