Bie me zetor ne kanal vdes

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e se premtes në aksin rrugor Fier-Seman.
Mësohet se 30-vjeçari Maks Gjini ka gjetur vdekjen pasi zetori të cilin po drejtonte është përmbysur duke rënë në një kanal. Policia bën me dije se plagët e marra kanë qenë vdekjeprurëse. Të njëjtat burime saktësojnë se policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.