E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga ballkoni, humb jetën 6-vjeçari

 

AKSIDENTI

TIRANË- Bie nga ballkoni i banesës, gjen vdekjen 6-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Laprakë të Tiranës, kur vogëlushi me iniciale A. M. ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës që ndodhet në katin e katërt të pallatit ku ai jetonte. I mituri është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak dhe mësohet se ai është dorëzuar pa jetë në duart e mjekëve. Këta të fundit thanë se ka qenë e pamundur ndërhyrja për t’i shpëtuar jetën 6-vjeçarit pasi ai kishte gjetur vdekjen e menjëhershme. A.M, kishte pësuar plagë të rënda në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit të cilat rezultuan vdekjeprurëse. Për ngjarjen u njoftua policia e cila mbërriti për të zbardhur shkaqet. Policia mori në pyetje familjarët dhe banorë të tjerë të pallatit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Nga hetimet e para policia zbuloi se i mituri ka rënë aksidentalisht nga ballkoni, teksa po luante.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›