E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga ballkoni i katit të katërt, vdes 6-vjeçari

Një djalë 6-vjeçar ka rënë
nga kati i gjashtë i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur
në orët e pasdites së djeshme, në
një lagje pranë Laprakës, në
kryeqytet. Sipas burimeve të policisë,
mësohet se 6-vjeçari me iniciale
A.M., është dërguar menjëherë
në Spitalin Ushtarak, ku
më pas ka gjetur vdekjen. Gjendja
e vogëlushit ishte shumë e
rëndë dhe pas dëmtimeve të
mëdha në kokë dhe trup, 6-
vjeçari nuk ka mundur t‘i shpëtojë
fundit tragjik. Dëshmitarët,
të cilët përjetuan këtë skenë të
tmerrshme, thanë se i mituri ka
rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij.
Policia, e mbërritur në vendin e
ngjarjes, ka marrë në pyetje të
afërmit e tij, të cilët kanë deklaruar
se ai ka qenë duke luajtur.
Ndërkohë, po dje, rreth orës
11:00, ka shkuar i dëmtuar në
Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut
për jetën, Guri Plaku, 55 vjeç, lindur
në Gramsh dhe banues në Tiranë.
Policia kreu veprimet procedurale
për këtë rast, ku rezultoi
se ai ka qenë duke punuar si
murator në ndërtesën e dhënë
me qira një firme private tek ish-
SMT-ja. Gjatë punës, Plaku ka
humbur ekuilibrin dhe ka rënë
nga një lartësi prej 3 metrash.
Policia tha se edhe për këtë rast
ka marrë në pyetje dëshmitarët
okularë, ndërkohë që ka rezultuar
se punëtori nuk përdorte
mjete sigurie në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›