E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në Burgun 313 plagoset i arrestuari

Një konflikt i rëndë ka
ndodhur në paraburgimin
e Burgut 313 në Tiranë,
ku ka mbetur i dëmtuar një
i arrestuar për falsifikim dokumentesh.
Burimet policore bënë
të ditur se në sherrin masiv janë
përfshirë shumë persona, por
janë identifikuar vetëm katër
prej tyre. Sipas informacioneve
zyrtare, në orën 15:00 të dy ditëve
më parë, është njoftuar se në Burgun
313, ka pasur një sherr midis
të burgosurve. Nga ana e policisë
u mor takim me drejtorin e këtij
burgu, ku u bë e ditur se është
goditur nga tre të burgosur Kreshnik
Luka, 23 vjeç, lindur në Mirditë
dhe banues në Tiranë, aktualisht
i arrestuar për veprën penale
"falsifikim dokumentesh". Grupi
hetimor, i ngritur për këtë çështje
bëri të ditur se i dëmtuari ka bërë
kallëzim dhe ka shpjeguar se për
motive të dobëta, midis të burgosurve
është goditur në fytyrë nga
Alfred Prenga, Nelgert Pata dhe
Ardit Mane. Sipas dosjeve penale
të këtyre personave, 25-vjeçari
Prenga është i arrestuar për
vjedhje me dhunë, 26-vjeçari Pata
është arrestuar për trafik ndërkombëtar,
ndërkohë që 28-vjeçari
Mane është arrestuar për armëmbajtje
pa leje. Sipas policisë, materialet
në ngarkim të tre personave
të arrestuar i kaluan prokurorisë
për procedim penal nën akuzën e
plagosjes së lehtë me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›