E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vehbi Alimuçaj kërkon përsëri liri

Kreu i firmës piramidale
VEFA, Vehbi Alimuçaj,
kërkon të lirohet nga burgu.
Padia është depozituar dy ditë
më parë në Gjykatën e Tiranës, ku
shorti i ka rënë gjyqtares Shefkie
Demiraj, për të vlerësuar objektin
e padisë. "Më datën 22 tetor, në
gjykatë është regjistruar çështja
1420. Shtetasi Vehbi Alimuçaj ka
kërkuar që të lirohet nga burgu,
pasi vuan nga një sëmundje",
thanë burimet nga gjykata. Sipas
tyre, gjatë seancave do të vlerësohet
i gjithë dokumentacioni. Vehbi
Alimuçaj është dënuar me 20
vjet burg për veprën penale të
"vjedhjes me anë të mashtrimit në
përpjesëtime të mëdha". Ai u arrestua
më 28 prill të vitit 1998 në Tiranë.
Kompania VEFA, me president
Vehbi Alimuçën, u krijua më
1993 dhe numëronte 57923 kreditorë,
me hua të marrë prej tyre në
vlerë totale 325.300.000 USD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›