Damir Fazliç kundërshton prokurorinë
Serbo-boshnjaku Damir Fazliç,
nëpërmjet avokatit të tij, ka depozituar
në Gjykatën e Tiranës një kundërshtim
të vendimit të prokurorisë për sekuestron
e një firme të tij. Burime nga togat e zeza
thanë se është regjistruar çështja numër
1419, me paditës shoqërinë "Crown Acquisition",
me pronar z.Fazliç. Objekti i padisë
është kundërshtim i vendimit të prokurorisë,
ndërsa çështja do të gjykohet nga gjyqtari
Artan Broci. Disa ditë më parë, Prokuroria
e Tiranës vendosi të bllokojë pronat e
serbo-boshnjakut, pasi ka dyshime se personi
nën hetim ka konsumuar elementët
e veprës penale të "pastrimit të parave". Sipas
akuzës, ai dyshohet se ka shitur në
mënyrë të dyshimtë aksione të kompanisë
"Crown Acquisition" ndaj një kompanie në
Qipro, për 1 milion e 700 mijë euro, gjë që
u mohua nga vetë biznesmeni boshnjak.
Damir Fazliç u shndërrua në personazhin
më të përfolur të javëve të fundit,
për shkak të arrestimit dhe publikimit
të transfertave të dyshimta e të
lidhjeve të tij në shumë biznese si dhe
me qeverinë "Berisha".