E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i automjeteve, 2 ne pranga

Nje 42-vjecar, nga Elbasani, u ndalua te henen ne doganen e Kapshtices, pasi u kap me nje automjet, qe dyshohet te jete vjedhur ne Belgjike ne vitin 2006. Sipas policise, Stiljano Kristo, drejtonte automjetin tip "Benz 220 C", me targe XVJ 258, kur iu nenshtrua nje kontrolli nga punonjesit e policise kufitare. Te njejtat burime shtuan se nga verifikimet ne sistemin kompjuterik te kesaj dogane, rezultoi se automjeti ishte vjedhur dy vjet me pare ne shtetin belg. Po me akuzen e "trafikimit te mjeteve motorike" ne doganen e Kakavijes eshte ndaluar 29-vjecari Pelivan Mahmuti. Ai ishte shpallur ne kerkim nga policia e Sarandes, ndersa fshihej ne Greqi.
G.A/B.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›