E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakujdesia, digjen 1,5 milione euro

Nje zjarr i papritur ka rene dje rreth ores 15:30 ne afersi te fabrikes se letres ne Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan. Ne vendngjarje kane shkuar 5 makina zjarrfikese, 2 te repartit te Elbasanit dhe te tjerat nga reparti i Librazhdit dhe Peqinit. Vete punetoret e fabrikes, ne pronesi te Pellumb Rrases, te ndihmuar edhe nga punetoret e uzinave perreth, kane bere te pamunduren per lokalizimin e zjarrit. Sipas te dhenave paraprake, zjarri mendohet te jete shkaktuar nga nje cigare e ndezur, e hedhur ne pakujdesi e siper ne mjediset e jashtme te kesaj fabrike. Disa tone karton jane shkrumbuar, ndersa, sipas policise, demi i shkaktuar nga zjarri ne kete fabrike arrin ne rreth 1,5 milione euro. Pak kohe me pare ne metalurgji u be shkrumb e hi fabrika e sfungjerit.
F.S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›